Një gazetar tallet me keqkuptimet e Petrit Selimit për hebrenjtë

Lajme

Një gazetar tallet me keqkuptimet e Petrit Selimit për hebrenjtë

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 16:03

Një gazetar hebre, Ron Kampeas (Jewish Telegraphic Agency), është tallur me keqkuptimet e e qytetarëve të Kosovës për hebrenjtë. Ai madje çuditet edhe kur Zëvendësministri Petrit Selimi ia përmend Sekretaren e Shtetit Madeleine Albright, Gjeneralin Wesley Clark si hebrenj edhe pse ata krejt vonë e kanë kuptuar se kanë rrënjë hebreje dhe nuk janë pjesë e komunitetit.

Në një shkrim të gjatë për hebrenjtë në Kosovë dhe përpjekjet e institucioneve për ta siguruar njohjen nga Izraeli, gazetari Ron Kampeas i cili kohë më parë edhe ka qëndruar në Kosovë me ftesë të MPJ’së, ka hasur edhe në disa keqkuptime qesharake të qytetarëve për hebrenjtë.

Madje ai thotë se disa kosovarë besojnë se Kosova është çliruar nga Serbia falë konspiracionit hebraik.

Kampeas më pas tregon se si Zëvendësministri i Jashtëm Petrit Selimi, njohjen nga Izraeli e sheh si një mision personal.

“Të gjithë aleatët më të ngushtë të Izraelit janë në listë” ka thënë Selimi duke folur për njohjet.

“Izraeli ende nuk na ka njohur ?” i ka thënë Selimi reporterit të JTA duke qeshur.

Më pas gazetari hebre konstaton se është e vërtetë se hebrenjtë e Amerikës kanë luajtur një rol të rëndësishëm në përkrahjen e intervenimit të NATO’s ndaj fushatës brutale ushtarake serbe kundër shqiptarëve të Kosovës.

Ndërkaq citon Selimin duke përmendur emrat e kongresmenëve që kanë kontribuar për Kosovën si Tom Lantos, Eliot Engel, Ben Gilman, nobelistin Elie Wiesel i cili ka kërkuar intervenimin e bashkësisë ndërkombëtare për Kosovën.

Por më pas gjithçka bëhet e çuditshme, shkruan ai. Madeleine Albright e cila ishte sekretare e shtetit gjatë intervenimit në Kosovë, ka qenë ‘gjyshja e madhe” herreje ka thënë Selimi.

Më pas Selimi përmend emrin e Ëesley Clark, Komandant i NATO’s për Europë gjatë bombardimeve.

Por, dhe Albright edhe Clark i kanë zbuluar rrënjet e tyre shumë vonë, por asnjëri prej tyre në asnjë kuptim konvencional nuk janë pjesë e komunitetit hebre, konstaton gazetari

Por, pjesë më qesharake e rrëfimit është gazetarit bisedon me bashkëbisedues të rëndomtë- atëherë lista e shpëtimtarëve hebre bëhet më bizare.

“Një numër kosovarësh në mënyrë autoritative pohojnë se Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden është hebre dhe kjo është arsyeja që ai ka vizituar Kosovën menjëherë pas pavarësisë. Njëjtë edhe me Tony Blaire dhe Presidentin Bill Clinton. Bideon dhe Blair pa dyshim se do të ishin të befasur kur do të mësonin se janë hebrenj dhe se kjo është edhe arsyeja që i kanë ndihmuar Kosovës” shkruan ai.

Më pas duke përmendur mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, ai shkruan se izraeli nuk është në gjendje të prishë marrëdhëniet me Kosovës derisa bën të ditur se njohja mund të vijë vetëm në një fazë kur Kosova dhe Serbia ta kompletojnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve të nënshkruar vitin e kaluar.

Duke u thirrur në një burim në Washington gazetari thotë se Izraeli mund ta njohë Kosovën me një grup shtetesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat