Alma Lama: Enver Hasani po i shërben hapur PDK-së

Lajme

Alma Lama: Enver Hasani po i shërben hapur PDK-së

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 14:35

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama ka thënë se kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani po i shërben PDK-së së Hashim Thacit. Ajo në një shënim në profilin e saj në Facebook ka thënë se pikërisht Enver Hasani është përgjegjës për zvarritjen e vendimit dhe për stërzgjatjen e krizës politike.
Ja postimi i plotë i Alma Lamës në Facebook.
Enver Hasani pasi i ka marre pergjigjet me shkrim ne lidhje me ligjshmerine e zgjedhjes se kryetarit te Kuvendit, dhe pasi seanca eshte e filmuar, pra gjithcka transparente, per me tregu qe ai eshte mbi te gjithe, i ka thirr palet ne gjykate, si ne kanagjegj.
Ai eshte pergjegjes per zvarritjen e vendimit dhe per sterzgjatjen e krizes institucionale.
Ky zoteri, qe me marifetet e prestigjatorit politik, ka ardhur ne ate post, po i sherben PDK-se madje hapur. Te shohim vendimin pas kanagjegjit te sotem…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat