Kursani: Blloku gaboi me kërkesën për seancën dëgjimore

Lajme

Kursani: Blloku gaboi me kërkesën për seancën dëgjimore

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 00:05

Analisti Shpend Kurasni thotë se seanca dëgjimore në Gjykatën Kushtetuese e ditës së nesërme është e panevojshme.
"Mendoj se ka qenë një seancë krejtësisht e panevojshme, të cilën vetë Blloku e ka kërkuar, më duket se ka qenë LDK'ja pre anës së Bllokut që ka kërku, e që kjo punon jo në favor të vetë bllokut. Mendoj se ka qenë një kërkesë e çuditshme", tha Kursani.

Ai tha në Interaktiv të KTV'së se, koha që ka marrë procesi me këtë seancë i ka konvenuar vetëm PDK'së e cila sipas tij, e shfrytëzon kohën për të përçarë këtë bllok.

Kjo kërkesë e LDK-AAK-NISMA, sipas Kursanit ishte e gabuar.

"Arsyeja se po e them këtë është se pikërisht Bllokut i ka konvenu sa më shpejt Gjykata me ardhë me një vendim sepse kishin edhe një farë lloj momentumi që ishte në favor të saj, ndërkaq paraqitja e kërkesës për një seancë dëgjimore vetëm se do ta vonon, Gjykatën Kushtetuese me ardhë me një vendim", tha Kursani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat