Bardhyl Meta “optimist”: Qysh nesër Hashim Thaçi do ta uroj Isa Mustafën e Ramush Haradinajn në krye të shtetit

Lajme

Bardhyl Meta “optimist”: Qysh nesër Hashim Thaçi do ta uroj Isa Mustafën e Ramush Haradinajn në krye të shtetit

Më: 21 gusht 2014 Në ora: 00:00

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta pret që qysh nesër kryeministri në largimi i Kosovës, Hashim Thaçi të dalë e të uroj Isa Mustafën dhe Ramush Haradinajn për zgjedhjen e tyre në krye të Kuvendit, gjegjësisht Qeverisë. Meta në një shënim në profilin e tij në Facebook, thotë se ai vetëm pak orë pas daljes së rezultateve preliminare e uroi Hashim Thaçin për daljen i pari në zgjedhje, dhe pret që të njëjtën gjë ta bëjë edhe Hashim Thaçi.
Në vazhdim e gjeni të plotë postimin e Bardhyl Metës në Facebook.
Z.Thaqi, Kryeministri në detyrë, besojë fort – se shumë shpejt (urojë që ta bëjë që nesër), do t’dalë e të urojë Kryeparlamentarin e ri të Kuvendit të Kosovës – prof. Dr. Isa Mustafën, sikur edhe Kryeministrin e ri të Kosovës – z. Ramush Haradinaj!
Vetëm pak orë, pasi doli i pari në zgjedhje, Kryeministri në detyrë, z. Thaqi, pranoi urimet e mia, për suksesin e arritur – që kishte dalë i pari në zgjedhje!
Unë atëherë, se kisha për gajle, se të mllefosur nga rezultati i projektuar fitues në anëtarësinë e LDK-ës, shumë’kush do të ma shite për të madhe urimin…! Por nisesha nga një kulturë botërore, që jo vetem se e kanë politikanët – por e kanë edhe bokserët, pa qoftë edhe të rangjeve më të ulta…!
- E di se edhe z. Thaqi, posa të urojë oponentët politik, zotin Isa Mustafa e zotin ramush Haradinaj – shumëkush nga PDK, do t’ia sheh për të madhe – por Kryeministri duhet të jetë mbi emocionet e anëtarësisë, euforisë e shpirtngustësisë…!
Jam i sigurt, se z. Thaqi e dinë mirë, se të jesh i pari në zgjedhje, dhe të zgjedhësh Kryeparlamentarin, të formosh Qeverinë e të zgjedhësh Kryeministrin – mundesh vetëm atëherë, kur ke shumicë të kualifikuar e maturuar parlamentare…!
Ai, sado që kanë kaluar vite, apo një dekadë, e mban mend mirë, se megjithëse Presidenti Historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe LDK, në zgjedhjet e para të pasluftës – kishte shumicë larg më të madhe, shumë larg se kjo e tija sot, u pengua t’formonte Qeverinë e tij… Dhe u pengua, jo vetëm nga z. Thaqi e PDK-ja!? Sidoqoftë!
Çfarë dua të them?
Të shkojmë radhazi nga Kushtetuta, logjika demokratike e politike:
- Neni i 67.2 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës: “Kryetarin e Kuvendit e propozon Grupi më i madh Parlamentar”! Kaq dhe – pikë.
- Neni 70.2 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës: “Mandati i deputetit fillon ditën e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve”, edhe një pikë!
- Dhe, çfarë mund të bëjë apo s’mund ta bëje Deputeti – i bashkohet një Grupi parlamentar (vetëm një sekondë pasi t’i fillojë mandati (ditën e certifikimit), apo del prej një grupi, pas një sekonde – i nënshtrohet apo’jo – çoftë edhe “Babës” 8Enver Hasanit të nënshtruar) apo “dajve e daive tjerë”, për të gjitha këto flet,
- Neni 70.1, i cili thotë se: “deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues”! Edhe një pikë!
Tri pika, ndërkaq, mund të venë, vetëm ata që kanë probleme me fakte shumë të thjeshta logjike, dhe janë mësuar me logjikën se vendi është Shik’ipollë…!?
***
Një shembull, hipotetik, bazue në logjikën PDK – iste:
Ata (PDK) thonë se: “Ne kemi dal të parët në zgjedhje, dhe ne jemi të kualifikuar që t’kemi mandatin për të zgjedhur Kryeparlamentarin dhe zgjedhur Kryeministrin!
Por të nderuar – i pari mund të jesh edhe sikur zgjedhjet ti fitosh me 12% të votave – nëse partitë tjera bashkë-konkuruese, kanë më pak se 12%!? Edhe atëherë pra, me vetem 12% je i pari…!?
Por – Ç’farë të garanton kjo se je i pari…? Që megjithatë të zgjedhësh Kryparlamentarin dhe Kryeministrin!!!?
Reth kësaj – i pari? Kushtetuta, s’njeh ndonjë prag apo kufi, ta zamë 33% apo 28% apo 12% të votave – pra quajtën, se me sa je i kualifikuar që t’zgjedhësh Kryeparlamentarin, të formosh Qeverinë e zgjedhësh Kryeministrin!
Këto arrihen, sipas Kushtetutës, germës e frymës së saj, vetëm me shumicë të kualifikuar qytetare – apo parlamentare…
Kushtetuta, në “germë dhe frymë të saj” – flet gjithherë, për shumicë të kualifikuar – pra, ose shumicë të votave qytetare – mbi 51% (t’cilën se ka PDK & CO!), ose për shumicë të votave në Parlament – votave Parlamentare, që i bie mbi 61 Vota (t’cilën gjithashtu se ka PDK & CO!) – të cilin ndoshta mund ta arrinte me koalicion pas zgjedhor por që, askush s’po donë t’a formojë shumicën me te… – pra, prapë si PDK & CO s’kanë asnjë partner tjetër për shumicë…!!!
Pas parasysh të gjitha këto, si dhe rrethanat tjera brenda partiake, brenda vet PDK-së – jam krejtësisht i sigurt, se Kryeministri në detyrë, kishte nevojë për kohen e deri sotme (të konsumuar) që t’qetësojë e akomodojë me situatën e re – suitën e tij, ekipin qeverisës e partiak, sikur edhe aparatçikët e tjerë të shumtë…!
Dhe besojë tutje gjithashtu, se, z.Thaqi, Kryeministri në detyrë, do t’dalë e të urojë shumë shpejt, ndoshta që nesër – Kryeparlamentarin e ri të Kuvendit të Kosovës – prof. Dr. Isa Mustafën, sikur edhe Kryeministrin e ri të Kosovës – z. Ramush Haradinaj!
Ngase kështu, jo vetëm që e thotë Kushtetuta e Demokracia, por e thotë edhe politika – kjo zeje, t’cilën ai e njeh shumë mirë, dhe e cila e ka mbajt Kryeministër për aq kohë…
Gjithçka tjetër, dhe çdo vendim tjetër i Gjykatës Kushtetuese apo Kryeministrit – s’është n’frymë të demokracisë, Kushtetutës e shtet’ndërtimit…
Ky vend, nuk i është dhënë askujt – as si parti, e as si individ – me tapi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat