Dastid Pallaska: Seanca dëgjimore zgjati procesin

Lajme

Dastid Pallaska: Seanca dëgjimore zgjati procesin

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 20:52

Seanca e nesërme në Gjykatën Kushtetuese po shihet më shumë si seancë ceremoniale nga njohës të sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Dastid Pallaska, njohës i sistemit të drejtësisë thotë se Gjykata Kushtetuese vendimet i merr në bazë të argumenteve të shkruara dhe se seanca e nesërme vetëm sa ka zgjatur procesin e kësaj lënde.

"Organizimi i kësaj seance është një prej faktorëve që kanë ndikuar në zgjatjen e procedurës së shqyrtimit të kësaj lande, për arsye se organizimi i një seance të tillë dëgjimore kërkon kohë për arsye se në këtë seancë dëgjimore nuk do të marrin pjesë vetëm parashtruese i kërkesës dhe pala tjetër por të gjitha partitë. Në fakt unë mendoj se gjykatorja e Gjykatës Kushtetuese është tejet e ngushtë për të akomoduar të gjitha palët që do të kenë nesër të drejtë të paraqiten para Gjykatës Kushtetuese", tha Pallaska për transmetuesin publik.

Por a pritet t'i jap zgjidhje përgjigjia e Kushtetutës situatës së krijuar në vend. Pallaska thotë se vendimi i Kushtetueses është shumë i rëndësishëm por thotë se nuk do ta paragjykoj se cili mund të jetë vendimi i saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat