Shkrimtari Sali Bytyqi e ka quajtur mercenar Milazim Krasniqin, profesorin e gazeatrisë në UP, dhe i cili këto ditë përmes një shkrimi autorial foli për terroristët shqiptarë në Siri e Irak.
Ja reagimi i plotë i Bytyqit.
Mercenar!
Edhe pse nuk e lexova opinionin e Milazim Krasniqit për mercenarizmin, ju them që të gjithë ta lexoni, sepse më mirë se Milazim Krasniqi askush në hapësirën shqiptare nuk mund ta shtjellojë këtë fenomen!
Milazimi është ekspert për këtë temë; ndërsa të tjerët mercenarizmin e shtjellojnë nga jashtë, ky e shtjellon nga brenda, sepse prototipi i mercenarit shqiptar është vetë Milazimi! Por ky është vetëm një tip i mercenarit shqiptar, ka edhe tipa të tjerë, duke u nisur nga ata më fanatikët, e deri tek liberalët, neoliberalët etj., të mos i përmend me emër.