Buzhala i përgjigjet Fisit: Kofën me ujë zbraze në kry të Shpend Ahmetit, Dardan Sejdise, Xhelal Sfeqles...

Lajme

Buzhala i përgjigjet Fisit: Kofën me ujë zbraze në kry të Shpend Ahmetit, Dardan Sejdise, Xhelal Sfeqles...

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 18:21

Ka ardhur reagimi i shpejt nga Berat Buzhala pasi ishte nominuar nga Fisnik Ismaili, për të "bërë diçka të mirë në jetën e tij" me anë të fushatës Ice Bucket Challenge.

Ja postimi i plotë

Per Fis Ismailin: Monkey see, monkey do

Fis, kofen me uje te ftohte e me akull, t'u kisha lute me ja zbraze ne kry Shpend Ahmetit, Dardan Sejdise, Xhelal Sfeqles, Liburn Aliut etj... Ishalla, mandej zgjohen prej gjumit... Fis, ti pervec qe je klloun i LVV, dije qe ki edhe pushtet. Keni fitu votu. E ato vota nuk i keni fitu me ngule kunxha...

Krejt cka kam pase me thane per Ice Bucket Challenge dhe semundjen ALS e kam thene mbreme ne nje postim timin ne FB. E tash sot po e shoh qe Fis Ismaili, me paska nominu - normalisht qe nuk i ka mungu gjuha banale.
Per dallim prej tij dhe shume te tjereve qe po vazhdojne me spektakel, sot i bera pak perpjekje per me mesu nese ne Kosove ekziston ndonje shifer e sakte se sa veta jane ne Republiken tone qe lengojne prej kesaj semundje. Sic edhe kisha parashikuar mbreme, te tilla te dhena nuk ka.
Mirepo, tash Fisit dhe VV'se, sigurisht se fushata sikur keto, pa kurrfare efekti per jeten e qytetareve, u shkojne shume per shtati. Eshte ceshtje e oreve kur nje kazan uje ka me e leshu mbi koken e tij edhe Kryetari i Prishtine, Shpend Ahmeti. Sigurisht se do te deshiroja qe uji per Shpendin te jete shume i ftohte, ne menyre qe ai dhe e gjitha komuna te bejne dicka per qytetaret, per te cilen gje edhe jane zgjedhur. E nese nuk gaboj edhe Fisi ka qene i zgjedhur. Por me gjase, ne kete vit, kane vendosur qe vec do kunxha me i mbjelle rrugeve te Prishtines.
Kurse fushata me uje e akull, eshte absolutisht me bizarja qe ka ndodhur ne keto dekadat e fundit, kur jemi te ngritja e vetedijes per semundje. Dihet se cilat semundje vrasin me shume ne planet. ALS eshte e fundit prej tyre. Mirepo fakti qe dikujt i ka shkrepur nje keso ideje, tash nuk do te thote qe ne te shkojme si delet - njera pas tjetres.
Pra, Fis, ate kofen me uje shprazja ne kry Shpend Ahmetit, Dardan Sejdise, Liburn Aliut, Xhelal Sfeqles. Le edhe akull shume. Po besoj i zgjon edhe prej gjumit....

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat