A është kjo foto dëshmia se Lavdrim Muhaxheri është gjallë? (Foto)

Lajme

A është kjo foto dëshmia se Lavdrim Muhaxheri është gjallë? (Foto)

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 14:22

Derisa para ca ditësh u lajmërua se ishte “plagosur” dy ditë mëpas edhe se kishte “vdekur” sot bashkëluftëtarët e terroristit Lavdrim Muhaxheri me çdo kusht po duan që të dëshmojnë se ai është gjallë dhe mirë. Para pak çastesh njëri prej tyre, shok i Lavdrimit e ka postuar një foto të re e cila tregon sipas tij që siç e quajnë Lavdrimin-Luani është shëndosh e mirë.

“New new foto te reja nga luani, kjo ju bën me dije munafikave dhe kufarve se ala nuk e ka lry misionin. Do ta shijojë sheriatin edhe në Kosovë bi idhnilah Allahu ja mundësoftë insha Allah”, ka shkruar ai në postimin e tij në FB.
Nëse këto foto janë të reja dhe janë para lajmërimeve për plagosjen e tij nuk mund të verifikohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat