Vetëvendosje: Të ndërtohet menjëherë një mbikalim tek stacioni i trenit

Lajme

Vetëvendosje: Të ndërtohet menjëherë një mbikalim tek stacioni i trenit

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 13:13

Lëvizja Vetëvendosje i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Gjinovci pas humbjes së jetëve të dy vajzave Enkelës dhe Anjezës pas u goditen nga treni në Drenas.

Në telegramin e ngushëllimit I kanë shprehur ngushëllime të sinqerta familjes dhe kanë kërkuar nga Komuna e Drenasit dhe Hekurudhat e Kosovës që të fillojnë menjëherë ndërtimi i një mbikalimi në afërsi të stacionit të trenit.

“Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Drenas me dhimbje të madhe mori lajmin për humbjen e jetëve të dy vajzave të mitura, si pasojë e goditjes nga treni që po qarkullonte në drejtimin Magure-Drenas.
Ne u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjeve Gjinovci, ndërsa nga Komuna e Drenasit dhe Hekurudhat e Kosovës kërkojmë që të fillojnë menjëherë ndërtimi i një mbikalimi në afërsi të stacionit të trenit, në mënyrë që humbja tragjike e Enkelines dhe Anjezës të jetë e fundit në atë vend”, thuhet në telegramin e ngushëllimit. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat