Ndërtohet rrjeti i kanalizimit në 12 lagje të Podujevës

Lajme

Ndërtohet rrjeti i kanalizimit në 12 lagje të Podujevës

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 10:50

Në kuadër të projekteve të planifikuara për trajtimin e ujërave të zeza në komunën e Podujevës, këto ditë është duke u ndërtuar rrjeti i kanalizimit në 12 lagje në qytet dhe periferi.
Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit vazhdon të jetë një nga prioritetet në investimet kapitale në sektorin e infrastrukturës në komunën e Podujevës.

Këto ditë janë duke u realizuar projekte në ndërtimin e kanalizimit në 12 lagje brenda dhe në periferi të qytetit në Podujevë.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Faik Muçiqi, tha se me realizimin e këtyre projekteve pothuaj rrumbullakohet ndërtimi i infrastrukturës së trajtimit të ujërave të zeza në qytet dhe lagjet periferike.

“Në 12 lagje do të ndërtohen gjithsej 3,1 km kanalizim, kurse vlera e përgjithshme e investimeve në këto projekte është 34, 500 euro. Deri tash, sivjet kemi ndërtuar 36 kilometra kanalizim”, tha drejtori Muçiqi.
Ndërsa, punët në ndërtimin e kanalizimit në 12 lagje është duke i kryer kompania “Ndërtimtari”.
Sipas drejtorit Muçiqi, sivjet është planifikuar të ndërtohen mbi 50 km rrjet kanalizimi dhe aktualisht po zhvillohen punimet në lagjet “Zhjeqi” dhe “Oraca“ në Dumnicë dhe Revuç.
Gjithashtu është duke vazhduar ndërtimi i kolektorit të ujërave të zeza në Sfeqël, në një gjatësi prej 5.3 km.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat