Vullnetarë të rinj të Korpusit të Paqes sot bëjnë betimin festiv

Lajme

Vullnetarë të rinj të Korpusit të Paqes sot bëjnë betimin festiv

Më: 20 gusht 2014 Në ora: 09:28

25 vullnetarë të rinj të Korpusit të Paqes që do të shërbejnë në Kosovë do të bëjnë betimin festiv para Drejtoreshës së Korpusit të Paqes Carrie Hessler-Radelet.

Në mesin e të ftuarve janë Shkëlqesia e Saj, Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Tracey Ann Jacobson, Drejtoresha Rajonale e Korpusit të Paqes Keri Lowry, si dhe kryetarë komunash dhe miq të shumtë të Korpusit të Paqes.

Ceremonia e dhënies së betimit do të mbahet sot, në restorantin Briliant në Hajvali, prej orës 10:00 deri në ora 12:00.

Kjo ceremoni shënon përfundimin e suksesshëm të programit trajnues njëmbëdhjetë javësh intenziv ku vullnetarët e rinj i janë nënshtruar kurseve për gjuhët vendore, kanë mësuar për kulturën Kosovare dhe kanë ndjekur trajnim teknik.

Pas ceremonisë së betimit vullnetarët e rinj të Korpusit të Paqes do të fillojnë shërbimin e tyre dy-vjeçar në tërë territorin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat