Vitët e fundit në Kosovë kanë hyrë 50 milionë euro nga Lindja e Mesme

Lajme

Vitët e fundit në Kosovë kanë hyrë 50 milionë euro nga Lindja e Mesme

Më: 19 gusht 2014 Në ora: 22:31

Bashkim Zeqiri, ekspert i financimit të terrorizmit, thotë se në Kosovë ekziston një bazë lgjore solide për financimin e terrorizmit. Ai thotë se problem është mungesa e vullnetit politik dhe se vitet e fundit në Kosovë kanë hyrë milionë euro.
"Bazuar në raportet ndërkombëtare mbi terrorizmin, për shembull raportet e Departamentit të Shtetit mbi Terrorizmin, publikuar në vitin 2013, theksojnë disa vërejtje që qeveria dhe institucionet e saj është dashtë seriozisht t'i qasen apo të mirren dhe njëra prej këtyre vërejtjeve është që nuk dihet burimi i financimit të disa organizatave joqeveritare dhe Kosova nuk e ka të ngritur këtë mkikëqyrje", tha Zeqiri për emisionin "Betimi për drejtësi" të transmetuar në RTK.

"Vetëm vitet e fundit sipas vlerësimeve që i kemi bërë dyshohet se në Kosovë kanë hyrë mbi 50 milionë euro nga shtetet që vijnë nga Lindja e Mesme. Këto janë mjete të cilat duhet të analizohen, duhet të vlerësohen transaksionet, duhet të kryhen profile analitike dhe kjo kërkon një qasje shumë serioze", tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat