Haxhiu: S’do ta votojmë Haradinajn për kryeministër pa marrëveshje me shkrim me bllokun

Lajme

Haxhiu: S’do ta votojmë Haradinajn për kryeministër pa marrëveshje me shkrim me bllokun

Më: 19 gusht 2014 Në ora: 21:06

(E plotësuar) - “Ne nuk e kemi dëgjuar asnjë ambasadë të thotë se Vetëvendosje nuk bën t’i udhëheqë negociatat”, ka thënë ajo.
Për sa i përket votimit për kryeministër të të nominuarit nga blloku, Haxhiu ka thënë se nuk do ta votojnë pa marrëveshje paraprake me shkrim.

“Ne nuk do ta votojmë Ramush Haradinajn për kryeministër pa marrëveshje me shkrim me bllokun prej tre partive”, u shpreh Haxhiu.
“Ne do ta votojmë qeverinë e ardhshme vetëm nëse plotësohen kushtet”, theksoi ajo më tej, pasi Kosova nuk ka nevojë t’i ndryshojë vetëm fytyrat e politikanëve, nga Thaçi te Haradinaj”.

Haxhiu: Gjykata Kushtetuese po i jep kohë PDK'së për të blerë deputetë

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje kësaj radhe beson në gjykimin real të Gjykatës Kushtetuese, duke i dhënë të drejtë bllokut LDK-AAK-NISMA.

"Është shumë evidente që të gjitha institucionet publike në Republikën e Kosovës janë kapur nga qeveria në ikje dhe këtu nuk përjashtohet as Gjykata Kushtetuese. Pra, jemi dëshmitarë të asaj që Gjykata Kushtetuese jo gjithmonë ka vepruar në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në Republikën e Kosovës", tha Haxhiu për transmetuesin publik.

Ajo pretendon se Gjykata Kushtetuese padrejtësisht nuk ka marrë ende vendim për këtë çështje dhe atë për një arsye të vetme.

"Pra e ka respektuar afatin maksimal, që e ka në dispozicion, kjo vetëm për t'i dhënë kohë kryeministrit në ikje që t'i blejë deputetët ose që të bëjë presion te deputetët për ta formuar qeverinë. Pra kjo është e padrejtë për shkak se si pasojë e kësaj vendi është futur në një ngërç institucional dhe si pasojë e kësaj është bllokuar edhe jeta e qytetarëve të Republikës", tha Haxhiu.

Sipas deputetes Haxhiu është data 31 gusht që shënon përfundimin e mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtar në Gjykatën Kushtetuese, kohë kjo e cila do të jetë përcaktuese edhe për vendimin final. Çdo vendim pas këtij afati, do të konsiderohej i paligjshëm dhe jo kushtetuese thotë Haxhiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat