A e kanë ndryshuar retorikën dhe sjelljet grupet radikale në Kosovë pas arrestimeve masive!?

Lajme

A e kanë ndryshuar retorikën dhe sjelljet grupet radikale në Kosovë pas arrestimeve masive!?

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 19 gusht 2014 Në ora: 16:52

Kanë kaluar më shumë së një javë, që kur Policia e Kosovës ka filluar aksionin e saj kundër të dyshuarve për terrorizëm, apo kundër atyre që dyshohen se janë të implikuar në luftën e Sirisë. Më shumë se dyzetë persona janë arrestuar, ndër ta edhe hoxhallarë apo imam të xhamive të ndryshme në Kosovë, ku sipas Policisë ata kanë nxitur qytetarët që të bëjnë luftë në Siri, apo siç njihet ndryshe të bëjnë xhihad për luftën e shenjt të Shamit.

Avni Islam ekspert i çështjeve të sigurisë dhe luftës ndaj ekstremizmit, thotë për gazetën “Bota sot” se, pas këtyre arrestimeve të fundit tash po duket një qetësi e rrejshme, pasi sipas tij, ata që janë të tillë nuk ndryshojnë.

Islami thekson se, e gjitha kjo po bëhet në emër të All-Ahut, ndërsa arrestimet ai i quan si pozitive, ndërsa thekson se nuk do të thotë se me këto arrestime janë ndaluar ftesat për xhihad, pasi ata vetëm do ta ndërrojnë formën e komunikimit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat