A ju kujtohet axha Demë?

Lajme

A ju kujtohet axha Demë?

Nga: Hava Orana Më: 1 gusht 2014 Në ora: 17:09

“Shqipëria dikur vendi i shqiponjave, sot fuqia e ujqve e ujkonjave. Moj Shqipëri mos thuaj mbarova, se viktimat akoma janë gjallë. Në të gjitha kombet e botës, një njeri që i shërben kombit e idealit sadopak nderohet, kurse në ‘Shqipen Nanë’ nënçmohet”, kështu e nis tregimin e tij, Demë Pozhari që fatkeqësisht është një realitet i hidhur.

Ai pyet se a i hiqet buka nga goja një invalidi me 5 diagnoza, pa kulm mbi kokë, e me një çift të sapomartuar, vetëm pse është verior, e mund të jetë edhe demokrat.

“Në vitin 1991 kishte kujtova si erdhi i Madhi Zot e u ula këmbëkryq me popullin e shqipes, kujtova si mu ngjallën nana e baba, kujtova si ngordhi ujku, ai ngordhi po e morën ujkonjat, ndërruan fytyrat gjoja ujku qimen e ndërron e zakonin se harron. O Zot i Madh në qiell, o njerëz vullnetmirë në tokë, a i hiqet buka një invalidi me 5 diagnoza pa shtëpi, pa pasuri apo një çifti të sapomartuar, pse është verior e mund të jenë demokrat. A jam fajtor si jam shqiptar, a jam fajtor si jam tropojan, a jam fajtor si jam demokrat”, thotë Dema.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat