Shujtat e dollapët për klasat fillore 1-5, në shtator

Lajme

Shujtat e dollapët për klasat fillore 1-5, në shtator

Më: 1 gusht 2014 Në ora: 16:53

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur të ketë publikuar kërkesën në prokurim për furnizim me shujta për klasat fillore, 1-5, nga fillimi i shtatorit.

“Këtë javë kemi publikuar kërkesën ne prokurim për furnizim me shujta për klasët 1 – 5, për të filluar në shtator.”

Ai paralajmëron edhe prokurimin e kërkesës për dollapë nëpër shkollat e Prishtinës.

“Pas raportit të kontrolleve sistematike shëndetësore të fëmijëve në klasat e ulëta, janë raportuar probleme për shkak të peshës së çantave. Javën e ardhshme fillojmë prokurimin për dollapë nëpër shkollat e Prishtinës të cilat do të përdoren për të mbajtur librat e klasës dhe materialet e tjera që përdoren në klasë.”

Ahmeti thotë se shpreson se këto politika do të shërbejnë si shembull edhe për komunat e tjera.

Po ashtu, ai pret që do të hapet rrugë edhe për diskutimin e kurrikulave shkollore.

Ai ka theksuar se këto veprime të Komunës së Prishtinës, duhet të shërbejnë si fillim i politikave të tilla në të gjitha shkollat e Kosovës.

“Kjo duhet të konsiderohet si një fillim i politikave për tu zbatuar në gjithë Kosovën, e me shpresë që do të hapin rrugë edhe për diskutime mbi kurikulën shkollore,” ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat