Haziri: Gjilanit i duhen 24 milion euro për të zgjidhur problemin e infrastrukturës

Lajme

Haziri: Gjilanit i duhen 24 milion euro për të zgjidhur problemin e infrastrukturës

Më: 1 gusht 2014 Në ora: 09:34

Lutfi Haziri tha se është momenti i fundit që Qeveria të kthehet kah Gjilani ose gjilanasit do të gjejnë rrugën e vetë. Nuk ka asnjë sens që 600 milion euro të paguhet rruga për në Shkup kur me vetëm 24 milion euro mund të zgjidhen problemet e qytetarëve të Gjilanit pa asnjë vonesë. Unë nuk do të ndalem deri në rikthimin e vëmendjes së Prishtinës kah Gjilani tha Haziri.

Lutfi Haziri thotë se kur hyri në garën për kryetar të Gjilanit i ka proklamuar katër prioritetet: kanalizimi, tretnani i ujërave të zeza dhe kanalizimet që përfshinë kolektorin e ujërave të zeza, ujësjellësit, rrugët dhe trotuaret.
”Dita e enjte dëshmoj që besimi qytetar në Gjilan është në zgjidhjen e këtyre problemeve jo vetëm për Gjilanin urban, por edhe për fshatrat në Bresalc, Dobërqan, Llashticë, Përlepnicë, Livoq i Epërmë dhe i Poshtëm, Cërnicë, Malishevë, Uglar e Pograxhë dhe fshatrat e tjera” tha Haziri, raporton rajonipress.

Haziri tha se është momenti i fundit që Qeveria të kthehet kah Gjilani ose gjilanasit do të gjejnë rrugën e vetë.

”Nuk ka asnjë sens që 600 milion euro të paguhet rruga për në Shkup kur me vetëm 24 milion euro mund të zgjidhen problemet e qytetarëve të Gjilanit pa asnjë vonesë. Unë nuk do të ndalem deri në rikthimin e vëmendjes së Prishtinës kah Gjilani” tha Haziri.

Ndryshe Haziri të enjten deri vonë në mbrëmje ka qëndruar në teren ku ka ndihmuar familjet që kanë pasur telashe me vërshimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat