Përparimi në Gjakovë nuk ndalet me granata, plumba e muskuj, thotë Kusari-Lila

Lajme

Përparimi në Gjakovë nuk ndalet me granata, plumba e muskuj, thotë Kusari-Lila

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 23:41

Pas kërcënimit me granatë dore të drejtorit të Urbanizmit që ka vetëm tri ditë në detyrë, dje pas kthimit nga pushimi vjetor, drejtorja e Arsimit të Kuvendit Komunal në Gjakovë ka gjetur plumbin e kallashit në hyrje të banesës së saj.

Për këtë, ka reaguar kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari-Lila.

“Ky kërcënim vjen tani në kohën kur po shpallen konkurset për të gjithë ata që zunë pozita pa konkurse dhe të gjithë ata të cilët e dinë se më nuk është dora e pushtetit që i rehaton në pozita. Në pamundësi të posedimit të aftësisë intelektuale, dikush dëshiron të tregojë aftësinë e forcës dhe plumbit.

Por, për këdo që mendon se me granata, plumba dhe kallasha apo muskuj të fortë, mund të ndalet përparimi në Komunën e Gjakovës, e kanë shumë gabim. Ne qeverisim me forcën e argumentit dhe jo argumentin e forcës”, ka thënë Kusari-Lila.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat