Burgu i sigurisë së lartë me valë

Lajme

Burgu i sigurisë së lartë me valë

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 22:28

Edhe pseështë Burg i Sigurisë së Lartë, në të cilin kanë me u vendos të burgosunit me rrezikshmërinë ma të lartë, ky burg e ka një problem.

Burg i Sigurisë së Lartë, në Dyzë të Podujevës, përurimi i të cilit u bërë në fund të vitit të kaluar, ende nuk ka mjet për pengimin e valëve të telefonike, raporton televizioni Rrokum.
Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve të Kosovës, Shemsi Hajrizi thotë se mjeti për pengimin e valëve brenda këtij burgu ishte vendos, por banorët ishin ankuar, se ky mjet kishte diametër përtej burgut.

Brenda dy javëve të fundit, sipas Hajrizit, në Burgun e Sigurisë së Laltë janë vendos 21 të burgosun. Shtatë prej tyre të burgosun me rrezikshmëri të lartë. Sipas tij, transferimi i të bugosurve është në proces dhe ka me përfundu deri në fund të vitit.

Hajrizit ka thanë se brenda këtij viti, në këtë burg, kanë me u vendos rreth 100 të burgosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat