Komuna e Prishtinës me plan të integritetit

Lajme

Komuna e Prishtinës me plan të integritetit

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 20:31

Në bashkëpunim mes Komunës së Prishtinës, UNDP-së, dhe Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), sot në Komunën e Prishtinës u bë paraqitja e Planit për integritet për të luftuar Korrupsionin.

Me këtë rast u tha se sistemi i prezantuar është zhvilluar për t’i ndihmuar në fuqizimin e një lloj të rezistencës institucionale ndaj korrupsionit me qëllimin e parandalimit të dukurive korruptive, transmeton RTK.

Në një komunikatë për media të lëshuar nga Komuna e Prishtinës, thuhet se “për të mbërritur këtu, për 3 muaj me radhë, është bërë punë intensive me grupin punues të Komunës së Prishtinës. Në përfundim të saj UNDP ka përfunduar fazën e parë të IMS, përkatësisht Planin e Integritetit, dokument ky që paraqet procesin e zhvillimit të aftësive dhe kapaciteteve të reja të stafit komunal për të zbutur dukuritë korruptive”.

Kryetari I Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti tha se “prej fillimit të mandatit të qeverisjes tonë në Komunën e Prishtinës lufta kundër korrupsionit e edhe më shumë lufta për transparence dhe qeverisje të mire është njëra ndër synimet kryesore. Përveç qëllimit të përmirësimit të gjendjes në Komunën tonë ne e kemi si synim të japim shembull që në qytetet tona mund të qeveriset mirë dhe në mënyrë transparente”.

Po ashtu thuhet se në procesin e hartimit Komuna e Prishtinës ka siguruar një mekanizëm të ri që i mundëson asaj të ofrojë shërbime më të mira për qytetarët bazuar në qeverisjen e mençur .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat