Shiu i rrëmbyeshëm tronditë Gjilanin

Lajme

Shiu i rrëmbyeshëm tronditë Gjilanin

Më: 31 korrik 2014 Në ora: 11:35

Shiu i rrëmbyeshëm dhe i pandërprerë për më shumë se një orë e ka shndërruar qytetin e Gjilanit në një knet moçalike me kundrim ere dhe bllokim të rrugëve. Halit Rexhepi nga drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim tha se ende është herët të flitet për dëmet, por ato mund të jenë të mëdha.

Shiu i rrëmbyeshëm i shoqëruar me erë e kundërmim e ka tronditur për më shume se një orë qytetin e Gjilanit. Era e kanalizimeve dhe rrugët e bllokuara nga uji vërehen dhe janë të pranishme kudo në qytet, raporton rajonipress.

Shumë rrugë janë bërë të pakalueshme kurse qyteti i ngjanë një knete moçalike për shkak të pranisë së madhe të ujit kudo.

Halit Rexhepi drejtor për mbrojtje dhe shpëtim tha se në rrugën e Prishtinës ka dalur kanalizimi nga shtrati dhe janë krijuar erëra e kundërmime.

”Ende është herët të flitet për pasojat, por ky shi sigurisht që ka prekur shumë familje gjilanase. Ne jemi në gjendje gatishmërie për të ndihmuar familjet e rrezikuara” tha Rexhepi.

Edhe në këto momente të raportimit shiu ende po bije pa ndërprerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat