​Veliu priti kryetarin e Komunës Westerstrede nga Gjermania

Lajme

​Veliu priti kryetarin e Komunës Westerstrede nga Gjermania

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 23:05

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur sot në takim një delegacion të Komunës Westerstrede nga Gjermania të udhëhequr nga kryetari i Komunës, Klaus Gross, ku u bisedua për format e bashkëpunimit në mes dy komunave.
Veliu dhe kryetari i Komunës Westerstede, Klaus Gross, biseduan dhe shkëmbyem informacione për mundësitë e bashkëpunimit, në fusha të ndryshme si në arsim, shërbime publike dhe ruajtje të ambientit.
Duke u shprehur i kënaqur me vizitën e delegacionit nga Gjermania kryetari Veliu tha se tashmë janë ndërmarrë hapat e parë për konkretizimin e bashkëpunimit mes dy komunave.
“Që nga vizita që kemi pasur vitin që shkoi në komunën Westerstrede, jemi angazhuar që të krijojmë kushtet dhe mundësitë për bashkëpunim. Kuvendi Komunal i Podujevës, përmes një vendimi, më ka autorizuar mua që të mbaj kontaktet me këtë komunë dhe jemi në rrugë të mirë drejt binjakëzimit të Podujevës dhe Westerstedes”, tha kryetari Veliu, njofton Zyra për Informim e Komunës së Podujevës.
Kryetari Veliu u shpreh i bindur se ky bashkëpunim do të sjell dobi në shumë fusha me interes për Komunën e Podujevës.
Ndërsa kryetari i Westerstede-s, Klaus Gross, e ka vlerësuar si të rëndësishme vizitën e sotme në Podujevë, duke thënë se kjo vizitë ka qëllim kryesor marrjen i informacioneve më të detajizuara për komunën e Podujevës.
“Jemi këtu për t’i studiuar të gjitha rrethanat dhe mundësitë dhe pastaj varësisht nga specifikat që ka komuna e Podujevës ne do t’i koordinojmë aktivitetet dhe bashkëpunimin në të ardhmen”, tha Gross.
Gross e vlerësoi gatishmërinë e Komunës së Podujevës dhe të kryetarit Veliu për bashkëpunim duke thënë se qysh në ditën e parë të vizitës kanë marr informacione të rëndësishme në fushën arsimit dhe ambientit. “Pikërisht në këto fusha presim të angazhohemi për përkrahje në të ardhmen”, tha z.Groos.
Delegacioni nga Gjermania i shoqëruar nga kryetari Veliu dhe anëtarë të ekzekutivit të Komunës vizituan kompaninë “Agroprodukt Commerc” në Peran, ku për së afërmi u njoftuan me afarizmin e suksesshëm të kësaj kompanie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat