Plani rregullativ për kryeqytetin, me konkurse

Lajme

Plani rregullativ për kryeqytetin, me konkurse

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 20:46

Në Prishtinë tash e tutje planet rregullative nuk do të bëhen me tender por me konkurse, në mënyrë që të ketë ide që do të diskutohen paraprakisht. Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Liburn Aliu, ka thënë se bisedimet me qytetarët do të jenë të vazhdueshme nëpër të gjitha lagjet, në mënyrë që t`i shohin pengesat e qytetarëve.
Drejtorisë së Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Prishtinës, do t’i duhen vite deri sa të rregullohet i gjithë plani i Prishtinës, ku në të gjitha lagjet do të bëhen më shumë hapësira publike për banorët pranë vendit ku jetojnë, parqe, sheshe, parkingje e hapësira të gjelbra në kryeqytet, në mënyrë që të vazhdoj jeta normale shoqërore.
Drejtori i urbanizmit në komunën e Prishtinës, Liburn Aliu thotë se drejtoria e urbanizmit, ka filluar të ndryshoj logjikën e planifikimit dhe në momentin kur fillojnë ta zbatojnë atë ndryshim të madh atëherë përkthehet në ndryshim të planit.
“Qytetarët kudo në lagjet e tyre duhet të jenë të organizuar mirë, pra, planet rregullative duhet t’I organizoj jeta sociale... Ta zëmënë lagjen Mati 1, në lagjen Tophane, në lagjen Kodra e Trimave, në Lagjen Prishtina e Re, në të gjitha këto lagje qytetarët nuk duhet të mendojnë se e kanë qendrëne Prishtinës sheshin, të gjitha këto lagje duhet ta kenë hapësirën publike pranë vendit ku jetojnë, duhet t’i kenë hapësirat e gjelbra, duhet t’i kenë çerdhet, shkollat dhe të gjitha këto për të vazhduarjetë normale shoqërore. Dhe për këtë ky është detyrim dhe obligim i komunës. Është pak e rëndëqë përgjatë shumë viteve është punuar me një logjikë krejtësisht tjetër. Ne synojmë që politiken kudo ka nevojë për sheshe gjelbërim rekreacion dhe këto i nevojitet komunës me i bo bashkë me qytetarët,” thotë Aliu.
Ai ka theksuar se planet do të jenë të njohura për qytetarët dhe Komuna synon që qytetarët t’i trajtojë në mënyrë të barabartë , pasi sipas tij deri më tani nuk janë trajtuar ashtu. Aliu ka thënë se në të gjitha lagjet janë këto probleme.
“Po synojmë që t’i trajtojmë qytetarët e barabartë deri tani nuk janë trajtuar ashtu. Deri tani kemi qytetar të diskriminuar, tokat e të cilëve janë zhvlerësuar plotësisht dhe kemi disa të tjerë, të privilegjuar që kanë qenë blerës tokat e të cilëve janë vlerësuar shumë. Duhet t’i shikojmë këto është punë e madhe dhe duhet ta bëjmë këtë”, ka shtuar Aliu.
Aliu ka shtuar se tani e tutje në Komunë e Prishtinës, planet rregullative nuk do të bëhen me tender por me konkurse në mënyrë që të ketë ide që do të diskutohen paraprakisht. Gjithashtu, bisedimet
me qytetarët do të jenë të vazhdueshme nëpër të gjitha lagjet në mënyrë që t’i shohin pengesat e qytetarëve.
Ndryshe, në shtatorin e vitit 2013 janë miratuar në kuvendin komunal dy plane, plani zhvillimor komunal dhe plani zhvillimorurban. Sipas Aliut, aktualisht po punohet me këto dy plane. Ndërsa,proceset që kanë qenë të filluara po vazhdojnë të zbatohen. Megjithatë, Aliu ka thënë se këto plane të filluara i kanë problemet e veta dhe qeverisja aktuale i ka mos pajtimet e veta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat