Nazmi Iballi dekan i Fakultetit të Sigurisë Publike

Lajme

Nazmi Iballi dekan i Fakultetit të Sigurisë Publike

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 11:28

Nazmi Iballi është zgjedhur dekan i Fakultetit të Sigurisë Publike në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Zgjedhja e tij është bërë pas votimit dhe verifikimit të votave nga Këshilli i Fakultetit, bazuar në Rregulloren e Arsimit të Lartë neni 12, paragrafi 1 dhe neni 4, paragrafi 1, Rregullores për zgjedhjen, emërimin dhe shkarkimin e dekanit, prodekanit dhe udhëheqësve të njësive të fakultetit në AKSP.

Dekani detyrat dhe përgjegjësitë i ushtron në përputhshmëri me Rregulloren për Arsimin e Lartë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe aktet tjera që rregullojnë fushë-veprimtarinë e Fakultetit të Sigurisë Publike. Mandati i dekanit është katër vjet dhe fillon nga data 1 tetor 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat