Kryetari Bahtiri vizitoi Bashkësinë Islame të Mitrovicës

Lajme

Kryetari Bahtiri vizitoi Bashkësinë Islame të Mitrovicës

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 12:40

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga nënkryetari Safet Kamberi dhe disa drejtorë të drejtorive, ka vizituar Bashkësinë Islame në Mitrovicës, ku është pritur nga kryetari i saj, hoxhë Jetish Berisha.
Kryetari Bahtiri edhe njëherë, në emër të tij personal, në emër të bashkëpunëtorëve dhe në emër të qytetarëve të komunës, ua ka uruar drejtuesve të BI-së në Mitrovicë festën e Fitër Bajramit, duke ju uruar njëkohësisht punë të suksesshëm edhe në të ardhmen.

Kryetari Bahtiri tha me këtë rast se komuna dhe BI-ja knë bashkëpunim të mirë dhe se për çështjet me interes të përbashkët dhe që janë në interes të qytetarëve të komunës, gjithmonë kanë gjetur gjuhë të përbashkët.
Ai ka thënë po ashtu, se komuna do të mbështesë BI-në në kërkesat e saj të arsyeshme, duke folur me këtë rast edhe për përpjekjet e përbashkëta që po bëjnë për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit, në cepin verior të urës kryesore mbi lumin Ibër, aty ku ishte shekuj me radhë dhe ku u shkatërrua tërësisht nga ekstremistët serbë gjatë luftës së fundit.
Edhe kryemami i BI-së në Mitrovicë, Jetish Berisha, u shpreh të jetë i kënaqur me bashkëpunimin ndërmjet komunës dhe BI-së. Ai tha se qysh tash duhet të mendohet për ndërtimin e xhamive të reja, pasi që ato ekzistueset janë bërë tejet të vogla për numrin e madh të besimtarëve myslimanë, të cilët duan t’i kryejnë obligimet e tyre ndaj Zotit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat