Serbët uzurpojnë banesat

Lajme

Serbët uzurpojnë banesat

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 23:50

Dy ndërtesa në Llapnasellë të Graçanicës u ndërtuan para një viti nga Qeveria kosovare, për serbët e zhvendosur jashtë Kosovës. Por, vetëm një numër i vogël i tyre u kthye aty.

Disa të përzgjedhur për t’u rikthyer në Kosovë, kanë siguruar shtëpi banimi në Serbi. Ndaj, nga shtatori e deri tani, këto banesa janë bërë pre e uzurpatorëve të komunitetit serb, të cilët vijnë nga qytete të ndryshme të Republikës së Kosovës.

Këtë e konfirmon edhe një banore e kësaj ndërtese, familja e së cilës ishte përzgjedhur që të vendosej aty. Në pyetjen e Klan Kosovës se a ka banesa të uzurpuara, ajo përgjigjet: “Po, ka. Shikojeni ju vetë”.

Uzurpatorët u vendosën me dhunë në këto objekte.

“Janë vendos këtu, i kanë thyer dyert, kanë hy brenda. Edhe djali im donte të vendosej këtu. Ne që 15 vite jemi refugjatë”, thotë një banor tjetër serb.

Me këtë problem po merret edhe Komuna e Gracanicës. Kryetari i kësaj komune, Branimir Stojanovic, tha se tani është në proces procedura e ankesave, të cilat po i shqyrton një komision qeveritar,raporton klankosova.

“Unë pres që në një afat prej 7-10 ditësh, përfundimisht të kemi listën e përfitueseve, e më pas ata që janë vendosur në mënyrë të paligjshme në banesa, do t’i lusim që t’i lirojnë ato. Nëse nuk i lirojnë me dëshiro, edhe do t’i detyrojmë”.

Përveç këtyre dy ndërtesave, Ministria për Komunitete dhe Kthim, në bashkëpunim me Komunën e Graqanicës, para pesë viteve ka ndërtuar edhe tri objekte të tjera në këtë lagje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat