​Thaçi lutet për mërgimtarët, policët dhe ushtarët

Lajme

​Thaçi lutet për mërgimtarët, policët dhe ushtarët

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 22:29

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, në prag të festës së Fiter Bajramit, ka thënë se mendon dhe lutet për “mërgimtarët që janë në rrugë për të arritur sa më shpejtë në Kosovë si dhe policët dhe ushtarët tanë që nuk do të jenë në gjirin familjar duke mbrojtur kufijtë dhe atdheun”.

“Nesër është dita e Fitër-Bajramit kur edhe festojmë përfundimin e muajit të shenjte të Ramazanit duke kaluar kohë me më të afërmit tonë, duke hapur zemrat dhe dyert e shtëpisë për miq dhe familjarë dhe duke ndihmuar ata në shoqërinë tonë që kanë nevojë për përkrahje. Edhe unë do të jem me familjen time dhe Lumja, Endriti e unë që të gjithëve ju dëshirojmë me fat Bajramin”, ka shkruar Thaçi.

Në kohën kur radhët në kufij të Merdarës për të hyrë në Kosovë janë të gjata dhe mërgimtarët atje po presin gjatë, kryeministri në detyrë nga Facebooku ua ka çajtë hallin. E ndonëse në mandatin e kaluar nuk arriti që Forcat e Sigurisë së Kosovës t’i kthejë në Forcat e Armatosura të Kosovës, apo Ushtri të Kosovës, kryeministri ka thënë se mendon dhe lutet për ta.

“Në këtë kohë mendojmë dhe lutemi edhe për mërgimtarët që janë në rrugë për të arritur sa më shpejtë në Kosovë si dhe policët dhe ushtarët tanë që nuk do të jenë në gjirin familjar duke mbrojtur kufijtë dhe atdheun. Zoti ju bekoftë juve, familjet e juaja dhe gjithë Kosovën”, përfundon statusi i tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat