Ahmeti uron besimtarët mysliman për festën e Bajramit

Lajme

Ahmeti uron besimtarët mysliman për festën e Bajramit

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 21:12

Kryrtari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë dhe gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit me rastin e Festës së Fitër Bajramit.

Ahmeti ka uruar uroj që Zoti t’iu ketë pranuar agjërimin, dhe Festën e Fitër Bajramit, ta kaloni në atmosferë familjare dhe festive.

Urimi i Kryetarit të Lipjanit, Imri Ahmeti, me rastin e Festës së Fitër Bajramit

Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Lipjanit, me rastin e Festës së Fitër Bajramit, uroj besimtarët myslimanë dhe gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit, duke iu dëshiruar solidaritet dhe paqe mes vete.

Uroj që në këtë festë, në familjet tuaja të mbretërojë, uniteti, harmonia dashuria, për një jetë më të lumtur dhe të begatshme.
Gjithashtu uroj që Zoti t’iu ketë pranuar agjërimin, dhe Festën e Fitër Bajramit, ta kaloni në atmosferë familjare dhe festive! I Juaji, Imri Ahmeti Kryetar i Komunës së Lipjanit. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat