Shi edhe javën tjetër

Lajme

Shi edhe javën tjetër

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 20:29

Sot mbi vendin tonë mbajti mot me diell dhe vranësira të dendura të cilat u shoqëruan me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperatura gjatë natës ishte 17C, kurse më e larta e ditës ka arritur në 29C.

Dita e parë e javës do të filloj me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës do të përcjellën me reshje shiu. Temperatura minimale do të luhatet nga 16C-18C , kurse maksimalet e ditës do të luhaten nga 27C në 29C.

Nga dita e marte pritet të kemi më shumë orë me diell dhe më pak reshje shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 17C-18C , kurse maksimalet e ditës do të luhaten nga 27C-30C.

Mot kryesisht i ngjashëm pritet të kemi edhe ditën e mërkurë. Përderisa të enjten priten sërish reshje të reja shiu , për të vazhduar edhe ditën e premte.

Vikendi do të shoqërohet me një mot kryesisht me diell. Temperaturat do të luhaten nga 27C të shtunën deri në 30C ditën e diele.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat