Komuna e Mitrovicës ndihmoi gjatë muajit Ramazan me pako ushqimore mbi 1.000 familje

Lajme

Komuna e Mitrovicës ndihmoi gjatë muajit Ramazan me pako ushqimore mbi 1.000 familje

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 19:55

Edhe të dielën, në natën e Fitër Bajramit, komuna e Mitrovicës ka ndihmuar rreth 100 familje. Nga ky numër, 50 familje kanë marrë nga një pako ushqimore, ndërsa të tjerat nga një pako me veshmbathje të reja.

Gjatë muajit Ramazan, kryetari i komunës, Drejtoria për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale dhe qendra për punë Sociale, përmes donatorëve të ndryshëm, kanë sigurua në forma të ndryshme pako ushqimore dhe pako me veshmbathje për më shumë se 1.00 familje me gjendje të rëndë ekonomiko-sociale.

Vetëm nga buxheti i vet, komuna, përkatësisht Drejtoria për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, ka nda 250 pako ushqimore për familjet në nevojë, në vlerë prej rreth 13.000 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat