Pacolli uron besimtarët për Bajram

Lajme

Pacolli uron besimtarët për Bajram

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 19:27

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli i ka uruar të gjithë shqiptarët të cilët i përkasin besimit myslimanë me rastin e festës së Bajramit të Madh.

Në urimin e Pacollit thuhet se dua të besoj shumë se ky muaj sakrifice dhe përkushtimi ndaj vuajtjes njerëzore, respektimi ndaj vlerave më të mira individuale dhe grupore i ka ndriçuar më shumë mendjet tona dhe i ka bërë zemrat tona më të hapura për të mirën

“Rasti i Fitër Bajramit është një mundësi për mua për t’ju drejtuar të gjithë bashkëkombasve, bashkëqytetarëve të mi dhe bashkëvendasve të mi me urimet më të mira pas këtij muaji të shenjtë.

Unë dua të besoj shumë se ky muaj sakrifice dhe përkushtimi ndaj vuajtjes njerëzore, respektimi ndaj vlerave më të mira individuale dhe grupore i ka ndriçuar më shumë mendjet tona dhe i ka bërë zemrat tona më të hapura për të mirën. Si shoqëri dhe si individë na presin sfida të reja për afirmimin tonë kombëtar dhe vendor. Si njeri që ka një eksperiencë të gjatë pune dhe jete mendoj se ka disa premisa për sukses.

Na duhen një raport i shëndoshë me të vërtetën dhe jo me të rrejshmen; vendosja e interesit të përgjithshëm mbi atë egoistik; ruajtja e mirënjohjes në vend të kthimit të shpinës për mikun që t’u gjend në momente të vështira, ndihma për atë që vuan në vend të lakmisë për më shumë.

Ne shqiptarët kemi traditë në të gjithë këto drejtime dhe vetëm duhet të zhvillojmë vlerat më të fuqishme që kemi, pa e humbur kurrë orientimin nga e mira”, thuhet në urimin e Pacollit.A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat