Serbia: Të lirohet menjëherë Ivanoviqi

Lajme

Serbia: Të lirohet menjëherë Ivanoviqi

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 18:33

E ashtuquajtura Zyrë për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, ka kërkuar që kryetari i Iniciativës qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, menjëherë të lirohet nga paraburgimi, pasi që - sipas tyre - ai gjashtë muaj pas arrestimit nuk ka aktakuzë e as nuk po i mundësohet të mbrohet në liri.

Në njoftimin e Zyrës për Kosovën, thuhet se në një moment të ndjeshëm, kur Qeveria e Serbisë dhe përfaqësuesit e bashkësisë serbe në Kosovë po bëjnë maksimumin që në Kosovë të mbizotërojë besimi, uniteti, paqja dhe tolerance, ky “precedent i drejtësisë” nuk kontribuon për këtë.

“Te serbët e Kosovës ngjall frikë dhe mosbesim në drejtësinë vendore dhe atë ndërkombëtare, rrënon besimin në institucione, gjë që e vështirëson sundimin e ligjit në Kosovë dhe na largon nga qëllimet e dëshiruara”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat