Gjakova ndihmon 250 familje skamnore

Lajme

Gjakova ndihmon 250 familje skamnore

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 17:55

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Komuna e Gjakovës në bashkëpunim me bankën “TEB” si dhe disa firma kanë shpërndarë ndihma për 250 familje skamnore të kësaj komune.

Me këto ndihma të cilat janë ndarë për familje me nevoja të mëdha, përveç që shprehet përkushtimi i tyre nga ana e institucionit komunal, si dhe njëherit kjo ndihmë e dedikuar tregon solidaritetin e mbështetësve për kremten e kësaj feste.

Në njoftim thuhet se firmat të cilat e kanë mbështetur komunën e Gjakovës për këto ndihma janë firmat lokale “Çarshia e Jupave” dhe “Erina”.

Fitër Bajrami është festa e cila vije pas muajit të Ramazanit, ku besimtarë të shumtë kanë agjëruar si dhe në mënyra të ndryshme kanë shprehur dhe po vazhdojnë të shprehin vullnetin e mirë, si dhe mbështetjen për këtë kategori njerëzore, e cila si strukturë e jona sociale ka nevojë për humanizëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat