Mustafa: Vendi ynë ka qenë gjithmonë një shembull i bashkëjetesës

Lajme

Mustafa: Vendi ynë ka qenë gjithmonë një shembull i bashkëjetesës

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 17:13

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i ka uruar të gjithë besimtarët në emër të tij dhe të LDK-së me rastin e festës së Bajramit të Madh.

Në urimin e Mustfës thuhet se Vendi ynë ka qenë gjithmonë një shembull i bashkëjetesës, i tolerancës dhe i harmonisë në mes njerëzve të etnive dhe besimeve të ndryshme

“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në emrin tim, dua t’ju shpreh urimet më të sinqerta me rastin e Festës së Bajramit të Madh, duke ju dëshiruar paqe, shëndet dhe begati në familjet tuaja.
Në këtë ditë kremteje, shprehim nderim për të gjithë besimtarët e devotshëm, të cilët me agjërim e kanë kaluar muajin e Ramazanit nën shenjën e adhurimit të Zotit, të mirësisë dhe të përmbajtjes, të sakrificës e të dashurisë për njëri-tjetrin dhe për njerëzimin mbarë.

Vendi ynë ka qenë gjithmonë një shembull i bashkëjetesës, i tolerancës dhe i harmonisë në mes njerëzve të etnive dhe besimeve të ndryshme. Urojmë që ky mozaik të mbetet i tillë përherë.
Urime dhe me fat Bajrami i Madh!”, thuhet në urimin e Mustfës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat