Haziri i uron besimtarët myslimanë dhe Bashkësinë Islame

Lajme

Haziri i uron besimtarët myslimanë dhe Bashkësinë Islame

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 16:47

Kryetari i Komunë së Gjilanit, Lutfi Haziri në emër të tij dhe në emër të Komunës së Gjilanit i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë dhe Bashkësinë Islame me rastin e festës së Bajramit të Madh.

Në urimin e Hazirit thuhet se në këtë ditë, të përkujtojmë të gjithë ata që u flijuan për atdheun, të gjithë ata që, me punën dhe me angazhimin e tyre, dhanë kontributin për lirinë dhe pavarësinë e vendit për ndërtimin e Republikës së Kosovës, duke respektuar veprën e sakrificën, si frytet dhe vlerat më të larta sublime.

“Në emrin tim dhe të Komunës së Gjilanit, më lejoni t’ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë dhe Bashkësisë Islame festën e Fitër Bajramit, e cila vie pas një sakrifice një mujore me agjërim për Zotin.
Kjo festë e madhe për të gjithë besimtarët e fesë Islame na sjell më afër njeri-tjetrit dhe duke qenë pranë më të dashurve dhe duke qenë solidar, ne jemi më afër edhe Zotit.
Në këtë ditë, të përkujtojmë të gjithë ata që u flijuan për atdheun, të gjithë ata që, me punën dhe me angazhimin e tyre, dhanë kontributin për lirinë dhe pavarësinë e vendit për ndërtimin e Republikës së Kosovës, duke respektuar veprën e sakrificën, si frytet dhe vlerat më të larta sublime.
Janë pikërisht festat ato që na rikthejnë dhe na përkujtojnë për vlerat e gjirit familjar, vlera në të cilat të gjithë ne besojmë dhe investojmë shumë.
Zoti qoftë gjithmonë me ne dhe i bekoftë familjet tona me mirëqenie, mbarësi dhe harmoni. Urime Fitër Bajrami!”, thuhet në urimin e Hazirit. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat