Komuna nuk ka buxhet e as ekipe të mjaftueshme në rast të vërshimeve‏

Lajme

Komuna nuk ka buxhet e as ekipe të mjaftueshme në rast të vërshimeve‏

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 10:33

Komuna e Prishtinës nuk ka buxhet të mjaftueshëm, dhe si shkak i këtij buxheti, kjo e fundit nuk ka edhe ekipe të mjaftueshme për raste të vërshimeve dhe emergjencave.

Kështu ka deklaruar, drejtori i Shërbimeve Publike, në komunën e Prishtinës, Ardian Gashi, në një intervistë për transmetuesin publik.

Sipas tij, vërshimet që kanë ndodhur në kryeqytet në herën e fundit e po ashtu edhe para kësaj here, kanë shkaktuar më shumë dëme në infrastrukturë, madje siç pohoi ai, kompanitë për mbrojtje dhe shpëtim ende po merren me zhbllokimin e atyre pjesëve që janë të bllokuara.

Ndërsa, i pyetur se a ka nevojë që prishtinasit të përballohen ende me reduktime të ujit, ai tha se dy liqenet janë të mbushura me ujë dhe nuk ka nevojë që të ketë reduktime të mëdha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat