Shpend Ahmeti në përkrahje të Gazës

Lajme

Shpend Ahmeti në përkrahje të Gazës

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 00:50

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, shkruan se shumë njerëz po postojnë statuse përkrahëse për gjendjen në Gaza, duke mos qenë indiferent qoftë edhe me një status.

“Dikush mund të mos pajtohet politikisht sepse nuk beson se situata është e njëanshme. Por, disa me cinizëm shajnë se me statuse nuk ngushtohet Izraeli e as nuk ndihmohet popullata”, shkruan ai.
Sipas Ahmetit, mund të jetë e vërtetë që një postim në rrjetet sociale nuk është shumë edhe pse sot fushatat globale kanë sukses.

Është e vërtetë që një postim nga Prishtina, Ferizaj e Mitrovica nuk e ndalë luftimin në Gaza e ndoshta askush përtej Kosovës as që i lexon.

“Por, janë shenjë e solidaritetit e humanizmit që janë virtyte që duhet ruajtur edhe kur nuk marrim anë e edhe kur jemi shumë të vegjël për të ndikuar. Jemi njerëz të gjithë dhe vuajtja njerëzore ndikon tek ne. Shpesh as që e shohim. Kjo brengë për situatën atje nuk e zëvendëson brengen për gjendjen në Kosovë. Përkundrazi, e shton ndjeshmërinë, humanizmin dhe solidaritetin për vuajtjet e natyrave tjera në qytetet tona”, ka përfunduar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat