Lugina, e zhgënjyer me Universitetin e Gjilanit

Lajme

Lugina, e zhgënjyer me Universitetin e Gjilanit

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 09:02

Cilësia shumë e dobët, kushtet e rënda për studime dhe politizimi i kuadrove akademike në UPGJ, kanë bërë që të rinjtë e Kosovës Lindore të drejtohen kah universitetet tjera.
Kushtrim Kadriu nga Shoqata “Vatra” thotë se Universiteti Publik i Gjilanit (UPGJ) ofron drejtime të pakta, derisa komunat e Kosovës Lindore, sipas tij, kanë nevojë më shumë për kuadro të shëndetësisë.

Sipas tij, në Preshevë është ndërtuar materniteti, por nuk ka mundur të hapet, sepse nuk ka mjekë.

Por, këto nuk janë arsyet e vetme të interesimit kaq të vogël për UPGJ-në.

Kadriu thotë se autoritetet kosovare i kishin diskriminuar më herët studentët nga Kosova Lindore.

“Kjo injorancë i ka shtyrë studentët nga Lugina e Preshevës që të orientohen më tepër në Tiranë, Shkodër e Vlorë, se sa në universitetet e Kosovës”, ka thënë ai.

Sipas Kadriut, në Kosovë edhe jeta është më e shtrenjtë.

“Shqipëria ofron banim dhe ushqim më të lirë, si dhe studime më të lira se në Kosovë. Në Kosovë, semestri deri sivjet ishte 50 euro, ndërsa në Shqipëri është 12 euro. Edhe taksa e qarkullimit për automjete, që e aplikoi Kosova për Luginën e Preshevës, bëri që të shtrenjtohet dyfish bileta e udhëtimit Preshevë-Gjilan”, thotë ai.

Kadriu ka vërejtje edhe te cilësia dhe kushtet në UPGJ.

“Cilësia shumë e dobët, kushtet e rënda për studime dhe politizimi i kuadrove akademike në UPGJ, kanë bërë që të rinjtë e Kosovës Lindore të drejtohen kah universitetet tjera”, thotë Kushtrim Kadriu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat