‘Nga dhuna në fuqizim’ – manuali i ri për viktimat e dhunës në familje

Lajme

‘Nga dhuna në fuqizim’ – manuali i ri për viktimat e dhunës në familje

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 08:18

Projekti i financuar nga BE “Riintegrimi i viktimave të dhunës në familje” do të prezantojë sot manualin ”Nga dhuna në fuqizim”, një udhëzues ky i shkurtër për strehimoret e viktimave të dhunës në familje dhe për ofruesit e shërbimeve publike.
Ky projekt implementohet nga Reggio Terzo Mondo dhe Koalicioni i Strehimoreve të Kosovës dhe financohet përmes Instrumentit Evropian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut.

Projekti ka për qëllim të mbështesë strehimoret e OJQ-ve të grave në fuqizimin e viktimave të dhunës në familje dhe zgjerimin e shërbimeve të riintegrimit, në partneritet me autoritetet qendrore dhe lokale.

Projekti aktualisht është në përfundim të vitit të dytë të implementimit të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat