Qeveri shqiptare, ngritne zërin kundër masakrës në Rripin e Gazës

Lajme

Qeveri shqiptare, ngritne zërin kundër masakrës në Rripin e Gazës

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 15:54

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Rripin e Gazës.
Sipas reagimit të Vetëvendosjes, Izraeli duhet të që të reflektojë nëpërmjet politikave dhe masave të menjëhershme që do ta ndalnin përsëritjen e një krimi të tillë ndaj njerëzimit, që sot rrezikon popullin palestinez.

“Situata e krijuar në Rripin e Gazës është tronditëse jo vetëm për popullin palestinez por për mbarë botën. Mediat raportojnë mbi 100,000 palestinezë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre, mbi 3,600 të plagosur dhe mbi 635 të vrarë, mes të cilëve edhe shumë fëmijë. Kjo është masakra e radhës në historinë e popullit palestinez, i cili ka plot 65 vjet që nuk ka gjetur drejtësi dhe paqe. Në Rripin e Gazës, të cilin kryeministri britanik, David Cameron, e pati quajtur kamp burgu në qiell të hapur, po ndodh një krizë e tmerrshme humanitare që rëndon në ndërgjegjen njerëzore të mbarë globit.

Kujtojmë se në historinë e tij populli shqiptar ka ditur t’i dal në krah popullit hebre në momentet e tij më të vështira gjatë holokaustit në Luftën e Dytë Botërore. Sot pritet prej shtetit të Izraelit që të reflektojë nëpërmjet politikave dhe masave të menjëhershme që do ta ndalnin përsëritjen e një krimi të tillë ndaj njerëzimit, që sot rrezikon popullin palestinez. Shqiptarët e kanë shumë të qartë çdo të thotë të jesh një popull i pushtuar, i shtypur dhe i dhunuar nën rrezikun e shfarosjes nga toka jote. Prandaj, dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! ndjen detyrën të ngrejë zërin kundër masakrës më të fundit që po ndodh këto ditë në Palestinë, dhe në mbështetje të përpjekjes palestineze për liri”, thuhet në reagim.
Gjithashtu, Vetëvendosja thekson se Kosova dhe Palestina kërkojnë drejtësi dhe njohje ndërkombëtare bazuar mbi parimin e vetëvendosjes, ndërkohë që të dy shtetet etiketohen si sui generis, etiketë që ia kanë vendosur të tjerët dhe që hera-herës e përdorin gabimisht edhe vet.

“Palestina është e njohur sot nga 131 shtete, ndërkohë që edhe Kosova është njohur prej 106 shteteve, por të dy shtetet nuk janë anëtare me të drejta të plota në OKB, me pretekstin se janë raste sui generis. Të dy shtetet kërkojnë drejtësi dhe njohje ndërkombëtare bazuar mbi parimin e vetëvendosjes, ndërkohë që të dy shtetet etiketohen si sui generis, etiketë që ia kanë vendosur të tjerët dhe që hera-herës e përdorin gabimisht edhe vet. Shtypja dhe shfarosja e një populli mund të jetë sui generis vetëm për nga metodat, por jo edhe për nga motivi dhe qëllimi”, thuhet në reagim.

Poashtu, Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë që ta ngrenë zërin për ta kundërshtuar e ndalur këtë masakër, dhe për ta mbështetur të drejtën për vetëvendosje të popullit palestinez në të gjitha organizatat ndërkombëtare. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat