Thaçi: Kosova ka shumë vende që meritojnë të vizitohen

Lajme

Thaçi: Kosova ka shumë vende që meritojnë të vizitohen

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 23:16

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi,nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka postuar një fotografi të vreshtave të Rahovecit, ndërsa ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë të shkojnë larg për të gjetur qetësinë dhe bukurinë natyrore.

“Vera sjell momentet e pushimit me familjarët dhe të dashurit tonë, por nuk kemi nevojë të shkojmë larg për të gjetur oaza të bukura të qetësisë dhe bukurisë natyrore. Kosova ka shumë vende që meritojnë të vizitohen dhe ftoj sidomos diasporën t’ia zbulojnë më të rinjve dhe fëmijëve bukuritë përrallore të atdheut, nga malet e Rugovës e Brezovicës e deri tek vreshtat e Rahovecit”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat