Kamenica do të rris numrin e mjekëve

Lajme

Kamenica do të rris numrin e mjekëve

Nga: N.SH. Më: 22 korrik 2014 Në ora: 10:33

Komuna e ka shpallë konkursin për një mjek, së shpejti do të nisim procedurat për punësimin edhe të një mjeku tjetër, si dhe do të bëhen reforma në sektorin shëndetësor me qëllim që qytetarëve t’iu ofrohen shërbime sa më të mira. Shëndetësia vazhdon të mbetet ndër prioritetet kryesore të qeverisjes sime. Kështu ka deklaruar kryetari i Kamenicës, Begzad Sinani gjatë një takimi me përfaqësues të OJQ “Fortesa”, organizatë e cila që nga muaji prill është duke zhvilluar një fushatë avokuese për ta sjell mjekun më afër qytetarit.

Kryetari Sinani e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme iniciativën e OJQ “Fortesa”, dhe thënë se Komuna e Kamenicës mirëpret çdo ide e propozim që do të ketë ndikim në përmirësimin e gjendjes në cilindo sektor. “Broshurat që keni shpërndarë sigurisht se e kanë patur efektin e vet. Ju e dini që rreth kësaj problematike është diskutuar edhe në asamblenë komunale. Në varësi nga kushtet e mundësitë buxhetore, ne po bëjmë më të mirën për sektorin shëndetësor”, ka theksuar Sinani.

Ndërsa, Amir Jakupi, përfaqësues i OJQ “Fortesa” ka thënë se punësimi i dy mjekëve do të ketë efekt tejet pozitiv për ofrimin e shërbimeve më të mira për pacientët. “Duhet të bëhet edhe më tepër në këtë drejtim. Ka mjekë të diplomuar nga Kamenica që nuk arritur të sistemohen dhe Komuna ka obligim ndaj tyre”. Jakupi ia ka përsëritur kryetarit Sinani rekomandimet e analizës së publikuar para katër muajve;
Shëndetësia të bëhet prioritet i qeverisë së re komunale,
Të hartohen projekte për infrastrukturë, ilaçe dhe mjete për ambulance,
Të bëhet stimulimi i profileve deficitare në shëndetësi,
Të kërkohet nga Ministria e Shëndetësisë lejimi i rritjes së numrit të mjekëve. Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat