Pjesëtarët e FSK-së aftësohen në KEK për operime ndërkombëtare

Lajme

Pjesëtarët e FSK-së aftësohen në KEK për operime ndërkombëtare

Më: 16 korrik 2014 Në ora: 15:55

Grupi i parë prej 17 pjesëtarëve te Batalionit se Xhenios, në kuadër të Brigadës për Mbështetje Operacionale te FSK-se kanë përfunduar me sukses të gjitha testimet për operatorë të makinerive të rënda pas tri javëve të trajnimit të bërë ne Qendrën e Trajnimit ne KEK.
Sipas një njoftimi nga KEK-ut, pjesëmarrësit e këtij trajnimi pas testimeve të bëra në pjesën teorike dhe demonstrimeve praktike përmes simulatorëve dhe përmes manipulimit praktik të makinave të rënda në terren kanë kaluar me sukses të gjitha provimet. Në këtë rast, 7 prej tyre kanë kaluar edhe pjesën e parapare me standarde ndërkombëtare dhe do të pajisen edhe me certifikata të njohura ndërkombëtarisht nga kompania amerikane Hevi-Cert.

Po ashtu thuhet se përmes këtij trajnimi dhe certifikimi pjesëtarëve te FSK-se u mundësohet të marrin pjesë në projekte dhe aktivitete të ndryshme duke përfshi edhe ato me karakter ndërkombëtare jashtë vendit.

“ Jo vetëm KEK-u por edhe tere vendi, duhet te jete krenar qe ka një institucioni siç është kjo Qendër e Trajnimit qe ofron aftësim profesional te këtij niveli. Edhe pse pjesëtarët e njësive tona kishin shkathtësi solide rreth operimit me këto pajisje, njohuritë qe morën gjate këtij trajnimi posaçërisht rreth standardeve te veprimit kanë një vlere te çmueshme për punën e tyre në te ardhmen.”, tha Kolonel Muharrem Rrahmani, zv. Komandant i Brigadës për Mbështetje Operacionale te Forcave te Sigurisë se Kosovës me rastin e ceremonisë se shpërndarjes se certifikatave.

"Duke pasur si objektiv ngritjen e kapaciteteve qe mungojnë ne tregun tone, ne si KEK jemi te lumtur qe kemi pasur mundësi te ofrojmë shërbime te tilla dhe vazhdojmë bashkëpunimin nder-institucional me FSK-në edhe në këtë formë ", tha Edmond Nulleshi, Drejtor i Shërbimeve te Korporatës në KEK në këtë rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat