KMDLNj: Ka kaluar koha e djegies së librave dhe djegies së shtrigave

Lajme

KMDLNj: Ka kaluar koha e djegies së librave dhe djegies së shtrigave

Më: 16 korrik 2014 Në ora: 13:14

​Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar për djegien e librave të Veton Surroit në Ferizaj. KMDLNj përkujton se e drejta e fjalës së lirë dhe shprehjes e shprehur gojarisht apo në formë të shkruar është njëra ndër të drejtat elementare të njeriut e garantuar me Kushtetutën e Kosovës si dhe me të gjitha dokumentet relevante ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
KMDLNj e dënon këtë veprim të djegies së librit si sulm që e rrezikon lirinë e fjalës dhe lirinë e shprehjes dhe kërkon nga organet përgjegjëse që menjëherë t’i nisin hetimet për këtë rast. Djegia e librit , qoftë edhe si simbolikë është porosi e keqe për demokracinë dhe përkujton kohën e Rajhstagut, djegien e veprave të Salmon Ruzhiesë nga ajatollahët si dhe rasti i djegies së librit të Blendi Fevziut.

Pavarësisht përmbajtjes së librit të Veton Surroit që dikujt mund të mos i pëlqej, djegia e librit nuk arsyetohet me asgjë aq më parë që ka rrugë ligjore për kontestimin e përmbajtjes së këtij libri apo ndonjë publikimi në rast se vlerësohet se përmbajtja është e pavërtetë, fyese, përjashtuese apo nxitë urrejtje racore, fetare etj. Në një shtet ligjor duhet të sillemi në përputhje me ligjin dhe shkelësit e ligjit, si ata që shkruajnë edhe ata që “të drejtën mbi të vërtetën” e kanë privatizuar duhet të trajtohen në përputhje me ligjin.

Të drejtat e njeriut janë të drejta universale dhe si të tilla duhet t’i respektojmë ndërsa përgjegjësia është individuale dhe si të tillë duhet ta trajtojmë!

Pasi e dogjën Blendi Fevziun, Ferizaji i vë flakën Veton Surroit (Foto)

Pas homazheve që u bënë te varrezat e Dëshmoreve në Ferizaj, me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorit Nazmi Uksmajli organizata OVL e UÇK bëri djegie simbolike të librit të Veton Surroit me titull “Këmbët e gjarpërit”.Kjo djegie simbolike e këtij librit u bë me pretekst që autori i këtij libri mohon luftën çlirimtare të UÇK-së, fyen dhe përgojon pjesëmarrësit e kësaj lufte.

Është për t'u habitur se në këtë libër për autorin të mirë janë vetëm ata që u vranë në këtë luftë, ndërsa përdorë fjalët më absurde për ata që mbetën gjallë.
Sipas këtij autori në Kosovë nuk pati gjenocid, dhunime, pastrime etnike e shume gjera të tjera, tha Kryetari i OVL-së të UÇK për Ferizaj Nazmi Krasniqi. Ai tha se kjo djegie e këtij libri është simbolike por OVL-ja nuk do të ndalet dhe do të i mbrojë vlerat e kësaj lufte të pastër që bëri UÇK-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat