Digjet libri i Veton Surroit `Këmbët e Gjarpërit`

Lajme

Digjet libri i Veton Surroit `Këmbët e Gjarpërit`

Më: 16 korrik 2014 Në ora: 11:43

Pas homazheve që u bënë te varrezat e Dëshmoreve në Ferizaj, me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorit Nazmi Uksmajli organizata OVL e UÇK bëri djegie simbolike të librit të Veton Surroit me titull “Këmbët e gjarpërit”.

Kjo djegie simbolike e këtij librit u bë me pretekst që autori i këtij libri mohon luftën çlirimtare të UÇK-së, fyen dhe përgojon pjesëmarrësit e kësaj lufte.

Është për tu habitur se në këtë roman për autorin e librit të mirë janë vetëm ata që u vranë në këtë luftë, ndërsa përdorë fjalët më absurde për ata që mbetën gjallë.
Sipas këtij autori në Kosovë nuk pati gjenocid, dhunime, pastrime etnike e shume gjera të tjera, tha Kryetari i OVL-së të UÇK për Ferizaj Nazmi Krasniqi. Ai tha se kjo djegie e këtij libri është simbolike por OVL-ja nuk do të ndalet dhe do të i mbrojë vlerat e kësaj lufte të pastër që bëri UÇK-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat