Matoshi: Ta nënshkruajmë peticionin dhe të mbështesim gratë e dhunuara gjatë luftës

Lajme

Matoshi: Ta nënshkruajmë peticionin dhe të mbështesim gratë e dhunuara gjatë luftës

Më: 13 korrik 2014 Në ora: 16:23

Fatmir Matoshi nënkryetar i komunës tha se ky komision pesë anëtarësh do të udhëhiqet nga Teuta Kastrati, zyrtare e barazisë gjinore dhe do të ndihmohet edhe nga katër zyrtarë të tjerë komunal, nën mbështetjen e Drejtorit të Administratës së Përgjithshme Valon Maliqi.
Komuna e Kamenicës në bazë të instruksioneve të marra nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka themeluar ekipin komunal i cili do të udhëheq me punën për mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin “Kërkojmë drejtësi për gratë e dhunuara në Kosovë”, raporton rajonipress.

Fatmir Matoshi nënkryetar i komunës tha për se ky komision pesë anëtarësh do të udhëhiqet nga Teuta Kastrati, zyrtare e barazisë gjinore dhe do të ndihmohet edhe nga katër zyrtarë të tjerë komunal, nën mbështetjen e Drejtorit të Administratës së Përgjithshme Valon Maliqi.

Ky ekip është themeluar me vendim të Kryetarit Begzad Sinani i cili i ka dhënë mbështetje të fuqishme politike dhe teknike mbledhjes së nënshkrimeve.

Rreth 20.000 gra janë përdhunuar dhe sulmuar nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.
Edhe pas pesëmbëdhjetë viteve pas luftës, kjo tragjedi e tmerrshme dhe krim gjenocidale kundër njerëzimit nuk është trajtuar nga drejtësia ndërkombëtare.

Shumë nga këto gra nuk janë ndjerë në gjendje të flasin për atë që ka ndodhur me to dhe është ironike që autorët e krimeve të tilla nuk janë ndjekur dhe ndëshkuar ende.

Ekipi Komunal do të jetë i vendosur gjatë tërë ditës afër sheshit “Metush Krasniqi” dhe për këtë ftojmë të gjithë qytetarët e Kamenicës që të nënshkruajnë këtë peticion i cili nga e hëna deri të premten do të realizohet në tërë territorin e Republikës së Kosovës ka thënë Matoshi.

Kërkesat e këtij peticioni janë: Kërkojmë drejtësi ndërkombëtare për gratë kosovare të përdhunuara gjatë luftës, i bëjmë thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së që të fillojë hetimet për përdhunimin e grave gjatë Luftës së Kosovës dhe të nxjerrë një raport mbi këtë çështje sa më shpejt të jetë e mundur, kërkojmë që të gjithë përgjegjësit, kryerësit dhe autorët, për politikat dhe veprimet e këtij krimi gjenocidal kundër njerëzimit të sillen para drejtësisë ndërkombëtare dhe të ndëshkohen, Kërkojmë themelimin e mekanizmave ndërkombëtarë të drejtësisë në mënyrën më të besueshme dhe më të efektshme në mënyrë që të sigurohet një drejtësi e paanshme dhe e drejtë, mbështetja e këtij peticioni nga qytetarët e Kamenicës i jep një rast më shumë zbardhjes së këtij krimi të shëmtuar dhe është obligim qytetar i secilit prej nesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat