Imami Latifi: Parku mbi Ibër është “park i dreqit”, nuk duhet të ndodh pajtimi me serbët

Lajme

Imami Latifi: Parku mbi Ibër është “park i dreqit”, nuk duhet të ndodh pajtimi me serbët

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 14:41

Imami i Bashkësisë Islame të Kosovës në Mitrovicë, Fatmir Latifi e quan parkun e paqes që ndërtuar kohë më parë minoriteti serb mbi urën Ibër, si “parku i dreqit”.
Ai me një gjuhë të ashpër urrejtjeje ndaj komunitetit serb, që i quan “shkije” ka thënë që nuk duhet të lejohet të ndërtohet parku i Car Llazarit mbi themelet e një xhamie që ka qen po në atë vend shumë vite më parë.

Ai një ligjëratën e tij ka thënë se kurrë nuk duhet të ndodh pajtimi, dhe ka kujtuar se çfarë po ndodhë në Maqedoni ndaj shqiptarëve.

Ky imam mbahet mend si personi i cili përmes xhamisë pati përkrahur kandidatin e PDK’së për kryetar në Mitrovicë, Avni Kastrati, por edhe për të folurën e tij që shpesh është qesharake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat