Hoxhaj i impresionuar me fjalimin e Ndihmëssekretares Nuland në Dubrovnik

Lajme

Hoxhaj i impresionuar me fjalimin e Ndihmëssekretares Nuland në Dubrovnik

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 18:20

Ministri i Jashtëm në largim Enver Hoxhaj ja mbetur i impresionuar nga një fjalim i Ndihmëssekretares amerikane të Shtetit Victoria Nuland në Dubrovnik. Diplomatja amerikane të dielën vjen për vizitë në Prishtinë.
“Jam i impresionuar me fjalimin e Ndihmës Sekretares Victoria Nuland në Croatia Forum 2014. Çmoj lidershipin e saj dhe përkrahjen për Kosovën” ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Hoxhaj po e përfaqëson këtë vit Kosovën në Samitin e Kroacisë, në të cilën viteve të kaluara merrte pjesë Kryeministri në largim Hashim Thaçi. Ky samit mbahet mend edhe për një shtrëngim duarsh ndërmjet Thaçit dhe Boris Tadic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat