Haziri nënshkruan memorandumin për rregullimin e parkut në “Dardani”

Lajme

Haziri nënshkruan memorandumin për rregullimin e parkut në “Dardani”

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 15:37

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka nënshkruar në Prishtinë memorandumin e mirëkuptimit për zbatimin e projektit “Krijimi i parkut dhe zonave të gjelbra në lagjën “Dardania” në Gjilan, projekt i cili do të realizohet në kuadër të programit BE-Kosova e ‘Bukur II’.

Siç njofton Komuna e Gjilanit, ky projekt kap vlerën e mbi 240 mijë eurove që Komuna e Gjilanit e ka fituar në kuadër të projektit “Kosova e Bukur”, që është financim i Komisionit Evropian, ndërsa Komuna e Gjilanit participon me 10 për qind.

Ndryshe, në kuadër të këtij projekti do të marrin pjesë në punë edhe personat me nevoja të veçanta, që përfshin shoqatat Handikos, të verbrit dhe shurdhmemecët, cilët do të kompensohen nga Komisioni Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat