Shërbimi i Gjendjes Civile për gjashtë muaj lëshon 47.932 dokumente

Lajme

Shërbimi i Gjendjes Civile për gjashtë muaj lëshon 47.932 dokumente

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 14:19

Shërbimi i gjendjes civile në administratën e komunës së Mitrovicës gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2014, ka lëshuar një numër rekord të dokumenteve prej 47.932.

Shefi i shërbimit, Afrim Voca, ka thënë se gjatë kësaj periode, punëtorët e tij kanë lëshuar 30.246 ekstrakte nga certifikatat e lindjes, 6.787 certifikata të lindjes, 3.068 certifikata të martesës, 3.489 certifikata të bashkësisë familjare, 1.269 certifikata të vendbanimit, 1.186 certifikata të gjendjes martesore, 915 certifikata të vdekjes, 618 certifikata të shtetësisë dhe 363 vërtetime nga arkivi.

Gjithashtu , Voca ka bërë të ditur se numri i qytetarëve, të dhënat e të cilëve kanë kaluar në regjistrin qendror, është 19.357.

Shërbimi i gjendjes civile në administratën e komunës së Mitrovicës, është duke bërë punë të madhe dhe efikase në ofrimin e shërbimeve për qytetarë. Modernizimi i shërbimit dhe aftësimi i kuadrit, ka bërë që shërbimet këtu të jenë efikase dhe që më të mos ketë tollovi të qytetarëve.

Qytetarët që po kërkojnë dokumentet e ndryshme të gjendjes civile, janë shprehur të jenë të kënaqur me efikasitetin e punëtorëve të administratës, pasi që ata në kushte dhe rrethana normale, presin vetëm rreth pesë minuta për të marrë dokumentin e duhur, përveç në rastet kur ata vet nuk i kanë dokumentet në rregull apo u mungon ndonjëri prej tyre. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat